Ishte dimri i fundit.
Dimri i vitit 1944 ishte i fundit i Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, ndërsa fotoja historike i përket marsit të atij viti, dhe është realizuar në zonën e Matit.
Një nënë matjane me ardhjen e pranverës ka dalë në ambjentet e jashtme të banesës dhe është fotografuar duke përkundur fëmijën e saj në djep.
Fotoja simbol i qëndresës dhe i triumfit ndaj së keqes, marrë nga “albanianvintagephotography” shpreh sakrificën e shqiptarëve për liri, ndonëse fatkeqësisht një e tillë u është mohuar edhe pas largimit të pushtuesit, nga regjimet dhe polikanët despotë që kanë qeverisur vendin.