Sport

"O sa mir me qen shqiptar!" - Djali i Rudi Vatës thirret me skuadrën e parë të Irlandës

Shkruar nga Liberale

"O sa mir me qen shqiptar!" - Djali i Rudi Vatës thirret me

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares sonë, Rud Vata, ka zgjedhur të luajë për Irlandën, përkundër dëshirës dhe thirrjes së famshme të tifozëve kuqezi.

Rocco Vata ka marrë ftesën për të luajtur me ekipin e parë të Irlandës në play off-et e Ligës së Kombeve.

Kjo gjë i ka shuar shanset e tij për të veshur fanellën kuqezi. 19-vjeçari i cili nuk ka marrë kurrë asnjë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas asaj që ka bërë me dije babai i tij, ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata, ka zgjedhur një ekip tjetër.

"O sa mir me qen shqiptar!" - Djali i Rudi Vatës thirret me

Sulmuesi ka bërë ecur mirë këtë sezon me Watford në Angli, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, gjë që ka rënë në sy te drejtuesit e Federatës Irlandeze, të cilët e ftuan menjëherë.

Irlanda do të luajë dy takimet e radhës për play off-et e Ligës së Kombeve me Bullgarinë, më 20 mars në transfertë dhe tre ditë më vonë në shtëpi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH