Sociale

Nutricionistja zbulon përfitimet shëndetësore që i vijnë trupit tonë nga agjërimi!

Shkruar nga Liberale

Nutricionistja zbulon përfitimet shëndetësore që i

Nutricionistja Tea Brame ka folur sot për përfitimet shëndetësore nga agjërimi. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo ka folur më shumë mbi benefitet që i vijnë trupit nga agjërimi, por po ashtu dhe gabimet që bëhen më së shpeshti gjatë konsumimit gjatë syfyrit apo iftarit…

Çfarë i ndodh trupit tonë gjatë agjërimit?

Tea Brame: Nga ana shëndetësore, do të specikoja të parën fare, uljen e niveleve të insulinës në gjak, pra sheqerit në gjak. Është shumë shumë i ulët shqeri në gjak, kjo është e mirë sidomos për personat që vuajnë me diabet të tipit 2. Pra praktikisht, nëse mbajnë Ramazan, personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, do të kenë një ulje të insulinës. Diçka tjetër që dua të them dhe kjo është shumë e rëndësishme gjithashtu. Ekziston një proces në trupin tonë që quhet autofagi. Autofagia ka të bëjë me riparimin qelizor, ose e thënë ndryshe, qelizat tona fillojnë e rikuprojnë pjesët e tyre të dëmtuara gjatë momentit që mbajmë Ramazan. Kjo ndodh sepse mungon sheqeri dhe i japim kohë trupit të rikuperohet.

Në momentin që ne nuk konsumojmë ushqim për një kohë të gjatë, fillon trupi që të djegë masën e vet dhjamore, sepse ha vetveten, i duhet energji për të funksionuar. Dhe ha pikërisht këto pjesët që janë në dëmshme për organizmin. Tek pjesët e dëmshme hyn dhe dëmtimi qelizor, gjë që i jep kohë procesit të ndodhë për t’u riparuar. Tek ky dëmtimi qelizor, ne kemi dhe stresin oksidativ, ose e thënë ndryshe ato qelizat e helmuara. Stresi oksidativ helmon qelizat dhe këto kthehen në qeliza kancerogjene. Gjatë muajit të Ramazanit, ekziston probabiliteti i reduktimit të qelizave kancerogjene. Pra praktikisht ne po e ndihmojmë veten tonë për t’u rikuperuar dhe për të shfarrosur qelizat kancerogjene. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH