Sociale

Gjergj Meta përshëndet Papa Leonin XIV dhe e fton në Shqipëri

Shkruar nga Liberale.al

Gjergj Meta përshëndet Papa Leonin XIV dhe e fton në

Gjatë Udiencës së Përgjithshme të së mërkurës në Vatikan, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, pati një takim të veçantë me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV.

Imzot Gjergji i tregoi Papës se të dielën e kaluar, së bashku me komunitetin shqiptar katolik në Itali, ishin mbledhur për t’u lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano, një vend i dashur për shqiptarët.

Në emër të ipeshkvijve dhe të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri, ai e uroi Papën për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Shën Pjetrit dhe e ftoi që të vizitojë Shqipërinë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH