Sociale

FOTO/ I jepet lamtumira 14 vjeçarit grek që u mbyt bashkë me Kleonin shqiptar

Shkruar nga Liberale

FOTO/ I jepet lamtumira 14 vjeçarit grek që u mbyt bashkë me

Dy të miturit, Kleon Fezollai dhe Spyros Kristofor, u futën në lumin Arachthos për t’u larë një javë më parë, por fatkeqësisht mbetën brenda në ujë. Shqiptari nga Berati, Ledian Goga u zhyt në lumin e rrëmbyeshëm dhe i nxori nga ujë dy të miturit, por fatkeqësisht pas 24 orësh në spital, ata nuk mundën të jetonin. Familjet kanë vendosur t’i dhurojnë organet e dy të miturve.

Në një klimë pikëllimi, të afërm, miq dhe shokë klase i dhanë lamtumirën e fundit 14-vjeçarit Spyros, i cili u mbyt në lumin Arachthos, në përpjekje për të shpëtuar shokun e tij 12-vjeçar. Funerali po mbahet në Kishën e Shën Parashës, në Arta.

FOTO/ I jepet lamtumira 14 vjeçarit grek që u mbyt bashkë me

Me lule në duar, të veshur me bluza bardh e zi, dhjetëra njerëz i japin lamtumirën Spyros, i cili me vdekjen e tij u dha jetë njerëzve të tjerë, pas vendimit të guximshëm të prindërve të tij për të dhuruar organet.

Trupi mbërriti në kishë i shoqëruar nga një turmë njerëzish, ndërsa Spyrosit i jep lamtumirën edhe drejtori i Njësisë së Kujdesit Intensiv për Fëmijë të spitalit në Rio, Andreas Eliades.

FOTO/ I jepet lamtumira 14 vjeçarit grek që u mbyt bashkë me

Më herët, transplanti i veshkës nga 14 vjeçari te një burrë 32-vjeçar u përfundua me sukses në spitalin "Ippokrateio" në Selanik. Marrësi do të mbetet nën mbikëqyrje të ngushtë mjekësore për 24 orët e ardhshme, sipas protokollit të përcaktuar.

Ndërkohë, në orët e para të së martës, organet do t'i hiqen fëmijës më të vogël, 12 vjeçarit shqiptar Kleon Fezollai, i cili gjithashtu u mbyt në lumë, në mënyrë që të pasojë një transplant i mëlçisë në të njëjtin spital në Selanik. Përveç kësaj, do të shqyrtohen mundësitë e transplantimit të pankreasit dhe një veshke.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH