Sociale

27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë e tyre në Matematikë

Shkruar nga Liberale

27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë e tyre në

Afro 27 mijë nxënës të shkollave të mesme në të gjithë vendin i nënshtrohen provimit të Matematikës.

Ky është provimi i tretë dhe i fundit i detyrueshëm për maturantët, pas atij të Gjuhës së Huaj të zhvilluar më 3 qershor dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë më 10 qershor.


Testimi i Matematikës do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie dhe mbikëqyrjeje në të gjitha qendrat e provimit në vend. Maturantët kanë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të përfunduar testin, i cili përbëhet nga një kombinim pyetjesh me alternativa dhe pyetje me zhvillim.

Rezultatet priten të publikohen në javët e ardhshme, ndërkohë që pas përfundimit të provimeve të detyrueshme, më 24 qershor, nxënësit do të japin provimin me zgjedhje.

Rezultatet e këtyre katër provimeve kanë rëndësi edhe për hyrjen në universitete pasi maturantët fitojnë rreth 50% të pikëve nga notat e tyre.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH