Tezat e provimit të matematikës janë publikuar në rrjetet sociale, vetëm pak minuta nga momenti kur maturantët u ulën në bankat e shkollave për të testuar njohuritë e tyre në këtë lëndë.
Dalja e tezave të Maturës Shtetërore ndodh sa herë maturantët i nënshtrohen testimit.
Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Arsimit, janë 27 mijë maturantë që do të zhvillojnë provimet për të vijuar më pas me aplikimin për në sistemin universitar.
Ky është provimi i tretë dhe i fundit i detyrueshëm për maturantët, pas atij të Gjuhës së Huaj të zhvilluar më 3 qershor dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë më 10 qershor.
Testimi përbëhet nga një kombinim pyetjesh me alternativa dhe pyetje me zhvillim.
Rezultatet priten të publikohen në javët e ardhshme, ndërkohë që pas përfundimit të provimeve të detyrueshme, më 24 qershor, nxënësit do të japin provimin me zgjedhje.