Sociale

STUDENTËT NË ZGJEDHJE: Sakrifica mes mësimeve dhe punës për të mbijetuar

Shkruar nga Liberale

STUDENTËT NË ZGJEDHJE: Sakrifica mes mësimeve dhe punës

Në Shqipëri gjithmonë e më shumë studentët përballen me realitetin e zgjedhjeve: mësimin në auditor dhe orëve të gjata të punës.Të detyruar nga nevoja ekonomike dhe mungesa e mbështetjes, mijëra të rinj përpiqen çdo ditë të ekuilibrojnë kohen mes librave dhe pagës minimale nga puna për të siguar jetesën. Por a është kjo një sfidë kalimtare apo një barrë që po i privon nga jeta studentore dhe cilesia e arsimit? Ky diskutim hap dyert drejt përditshmerisë së heshtur që ndjek këtë brez, që po lufton për të mbijetuar duke sakrifikuar edhe enderrat e të ardhmes. Por kjo s’mjafton me kaq. Për të treguar të verteten e heshtur duhet të zbulojmë se pse studentët detyrohen të punojnë, çfarë punësh bëjnë dhe si ndikon në studime stërmundimi i tyre. Dhe cila është ndihma që mund të ofroje shteti ose universiteti.

Pse detyrohen studentët të punojnë?

Shumë studentë vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, të cilat nuk kanë mundesitë që të përballojnë koston e jetesës. Prinderit shpesh nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e mëvojshme si qiranë, ushqimin, transportin. Edhe pse  tarifa e universiteti publik është më e ulët krahasuar me atë privat ato serish janë të papërballueshme për disa familje. Kur kësaj i shtohen edhe shpenzimet jetësore, studentët nuk kanë zgjidhe tjetër veçse të punojnë vetë për të mbijetuar.

Çfarë punësh bëjnë dhe si ndikon ajo në studime?

Zakonisht studentët bëjnë punë të lodhshme edhe fizikisht edhe mendërisht. Duke përmendur punë pa orar, si kamarier, banakier, shites me kohë të pjesshme, shperndares porosish dhe pune sezonale. Kjo ndikon shumë në studime. Mungesa e kohes në leksionet, lodhja fizike dhe mendore, izolimi social dhe mungesë jete, të gjitha këto i detyrojnë studentët të braktisin studimet për t’iu përkushtuar vetëm punës.

Çfarë ndihme mund të ofrojë shteti apo universiteti? 

Shteti dhe universiteti luajnë rolin kryesor në lehtësimin e vështirësive që përballen studentët. Ndihma që mund të ofroje shteti është zgjerimi dhe rritja e bursave për studentët në nevojë, punësimi i pjesshmëm në institucionet shteterore dhe subvencionimi i qirasë. Ndërsa universiteti duhet të lejojë mundesinë e ndjekjes së mësimeve online, ofrimin e mbështetjes nga një psikolog dhe programe bashkëpunimi.

E gjitha kjo që mund të bëjë shteti duket si kosto shtesë në buxhetin e shtetit, por kur mendon se investon për brezin e ri që do të jetë nesër në drejtimin e punëve private apo në shtet, investimi është i papërfillshëm për taksapaguesit.

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.

SHQIPENGLISH