Është ndarë nga jeta Bashkim Ruseti, ish Profesor dhe ish-shefi i Departamentit të Statistikës dhe Informatikës në Fakultetin Eknomik. Bashkim Ruseti kaloi thuajse të gjithë karrierën pranë fakultetit Ekonomik të Tiranës. Përkushtimi dhe kontributi i tij do të kutjohet nga kolegë dhe breza të tërë studentësh që ndoqën studimet në Fakultetin Ekonomik.
Profesoresha e Ekonomikut, Kozeta Sevrani ndan lajmin e trishtë.
Postimi i Kozeta Sevranit:
Nuk e mendoja kurrë që dita e sotme do të fillonte me lajmin e dhimbshëm dhe shumë të hidhur për mua personalisht, largimin nga jeta të profesor Bashkim Rusetit. Atij i dedikoj shumë gjëra të jetës time! Që ditën e parë të punës time ne universitet gjeta njeriun qe më motivoi e më përkrahu tërë jetën dhe më shërbeu si modelin tim, pedagogun shembullor dhe të përkushtuar si askush. Sot nuk gjej dot fjalë as që t’i them FALEMINDERIT për atë që më bëre të rritem profesionalisht, të eci në jetë nën gjurmët e tua dhe të shpreh mirënjohjen që pata fatin në jetë të jem bashkë-udhëtarë me ty. Do të na mungosh të gjithëve, departamentit që e deshe dhe të donte aq shumë, ish-studentëve që sot i ke kudo falë dijeve që ti ju fale, kolegëve të shumtë me të cilët bashkëpunove dhe... padyshim familjes tende të mrekullueshme Bebes, Anilës dhe Ervinit! Do më mungosh dhe mua!
Lamtumirë profesori im i dashur! Të ndrishtë shpirti në parajsë!