Sport

Capello: Yamali nuk krahasohet me Messin

Shkruar nga Liberale
Capello: Yamali nuk krahasohet me Messin

Legjenda e Milanit, Fabio Capello, ka folur për krahasimet që po bëhen ndërmjet Lamine Yamalit dhe Lionel Messit.

Yamali po quhet si “Messi i ri” te Barcelona.

Supertalenti spanjoll, Yamal, edhe pse në moshën 17-vjeçare, me paraqitjet e tij ka mahnitur shumë futbollistë e trajnerë të njohur.

Capello deklaroi se Yamal nuk do të arrijë kurrë nivelin që e kishte Messi në të kaluarën te Barça.

Por ai e pranoi se Yamal është një futbollist i jashtëzakonshëm.

“Lamine Yamal është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është një fëmijë që po bën gjëra të rëndësishme. Kur filloi të paraqitej te skuadra e parë e Barcelonës, thuhej se ai ishte ‘Messi i ri’. Por Yamali nuk e arrin atë nivel”, ka thënë Capello, shkruajnë të martën mediumet italiane.

Yamal më herët kishte deklaruar se pavarësisht që po krahasohet me Messin, i pëlqyeri i tij është sulmuesi brazilian, Neymar Junior.

Spanjolli ka luajtur 35 ndeshje këtë sezon me Barçën. Ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 16 asistime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH