Sot i jepet lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, i njohur si “Tee” nga grupi TBA dhe vëllai i Unikkatilit.
Ai u gjet i pajetë të dielën në një banesë në Prishtinë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.
Varrimi do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e Gjurakocit në Istog, ndërsa homazhet zhvillohen nga ora 9 në restorantin Fenix në Klinë.
Policia ka sekuestruar në banesën e tij substancë të dyshuar narkotike dhe armë zjarri.