Qeveria ka miratuar sot vendimin për mbylljen e aksesit të rrjetit social “Tik Tok” për 12 muaj.
Lajmin e ka bërë me dije sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu, e cila foli pas mbledhjes së qeverisë.
Sipas saj, ka nisur tashmë komunikimi me kompaninë, për pezullimin e aksesit në këtë rrjet social në vendin tonë, për një periudhë 12 mujore.
Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin dixhital.
Ndërkaq kryeministri Rama theksoi se ky vendim është marrë pas konsultimeve që janë kryer me 65 mijë prindër e mësues të shkollave tona.