Sociale

Gjirokastra, destinacion i preferuar për turistët e huaj

Shkruar nga Liberale

Gjirokastra, destinacion i preferuar për turistët e huaj

E ndërsa verës po i afrohemi gjithnjë e më shumë, Gjirokastra po rikthehet si destinacion i preferuar për turistët nga e gjithë bota.

Kjo fundjavë solli një fluks të madh vizitorësh, të cilët vijnë për të shijuar jo vetëm historinë e pasur dhe arkitekturën unike, por edhe kulturën e gjallë dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve vendas.

Kemi vizituar pazarin dhe kalanë dhe po na pëlqen jashtë mase shumë.

Është hera e parë që vij në Gjirokastër, por më pëlqen shumë. Shtëpitë e vjetra me arkitekturën e veçantë që kanë, pazari fantastik, njerëzit të dashur dhe mikpritës. Kam mbetur e impresionuar nga kjo vizitë.

Janë këto disa nga përshtypjet e vizitorëve.

Me sezonin veror që po afron, pritshmëritë janë që Gjirokastra të vazhdojë të tërheqë vizitorë nga çdo cep i botës, duke u bërë një perlë e vërtetë e turizmit shqiptar në rajonin jugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH