Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka rrëfyer pak ditë më parë në një intervistë eksluzive për emisionin Opinion me Blendi Fevziun, të pathënat e jetës së saj, duke përfshirë, karrierë, famën në Shqipëri, familjen, rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara, deri tek përfundimi në rrugë në New York.
Gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu, këngëtarja shqiptare u shpreh se ishte "zgjidhja e saj". Por jo vetëm kaq, Fevziut iu desh të ndante një intevistë dhe me sipërmarrësin shqiptar atje, Elton Ilirjani, i cili rrëfeu disa detaje nga jeta e saj. Ai tregoi se Parashqevia i ka folur atij për vuajtjet dhe personat që i kanë shkatërruar jetën personale dhe profesionale.
Në fund ai bëri apel që shteti shqiptar të ndihmojë këngëtaren, e cila aktualisht nuk ka të ardhura, as dokumente apo kartë ID. Sipas tij, kjo gjë do ta rikthente atë në skenë, pasi ka një të mrekullueshëm dhe të shkëlqejë si në fillimet e saj në vendin tonë.
Elton Ilirjani: Unë mendoj se ka më shumë vite në rrugë, por këtu në "time square" ka qëndruar për rreth 1 vit, ndoshta pak më shumë. Qëndronte jashtë në qiell të hapur tek një gur aty. Unë e kam pyetur se pse ka qëndruar këtu dhe ajo më ka thënë se këtu ka më shumë dritë dhe se ndihej e sigurtë, pasi ka shumë të pastrehë të cilët mund të sulmojnë njëri-tjetrin. Ajo rrinte zgjuar natën dhe flinte ditën, në gur shtronte disa batanije dhe dhe kur binte shi mbulohej me plastmas e kur ishte ftohtë vishej me xhup e kapuç.
Tek bizneset rreth e rrotull, të gjithë punonjësit këtu e njihnin dhe ata e ushqenin.Pastrohej dhe tek banjat e tyre. Ky është guri ku ajo ka ndenjur 1 vit e disa muaj, ndërsa pjesën tjetër e kishte të shpërndarë. Një punonjëse e shërbimit social, që punonte për të pastrehët e ka ndihmuar, është kujdesur për të. Ishte studente nga Kina. Ajo kishte bërë kërkime dhe kisht6e informacion për të. Por pjesën më të madhe e ka kaluar në "time square."
Parashqevua ka kaluar shumë kohë jashtë dhe ka kaluar një gjendje të rëndë emocionale. Ajo kishte tre çanta ku mbante veshje të ndryshme. Parshqevia ishte një e pastrehë atipike, nuk sillte probleme, nuk përdorte substanca. Ajo hsikonte pafund turistë ga e gjithë bota, të cilët i linin para të vogla, 1 apo 2 e 10 dollarë.
Por çfarë nuk tregon Parashqevia?
Elton Ilirjani: Unë jam i bindur se Parashqevia huk do të flasë gjëra negative, kjo ka të bëjë dhe me besimin e saj fetar, ajo do të kujtojë vetëm gjërat e mira, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka kaluar gjëra të këqija. Si mund të dalë me dëshirë një njeri në rrugë, kuptohet që ajo nuk do që të thotë hallet që i kanë shkaktuar të tjerët, duke i shkatërruar karrierën, familjen, duke i marrë peng jetën e saj private, dhe shumë të tjera të këqija që i kanë bërë dhe që këta kanë emër. Ajo nuk do ti thotë, jo se ka frikë, por që është shumë pozitive. Mund të them me plot gojë se ajo është një figurë fenomenale artistike, më e mira.
I ka përmendur emrat e personave që i kanë shkaktuar probleme?
Elton Ilirjani: Po, i ka përmendur patjetër! Unë nuk mund të bëj asgjë publike pa lejen, por as me lejen e saj, pasi këtu ligjet nuk të lejojnë ta bësh këtë, unë nuk mund të flas në emër të saj.
Nga ana shëndetësore ka probleme?
Elton Ilirjani: Unë mendoj se Parashqevia ka nevojë për përkujdesje, si nënë dhe artiste që është, ajo ka marrë një goditje në jetë dhe ajo ka nevojë për përkujdesje emocionale. Parshqevia nuk i ka qejf spitalet. NUk do të kurohet. POr mendoj se ka nevojë për suport, për familjarët e saj. Ajo ka nevojë për djalin, pasi me të i ka kontaktet e pakta, ka 15 vite që nuk është takuar me të. Djali emocionalisht vetë është i rënduar, sepse është rritur pa nënë, në një zhurmë të madhe mediatike, sidomos kohët e fundit, kërcënimet që mori i ati e ndikuan shumë.
Tani që u strehua çfarë do të ndodhë me të, ka pension?
Elton Ilirjani: Jo, Parashqevia nuk ka as dokumentet e identitetit. Ajo është shtetase e SHBA, por nuk ka ID as të SHBA, as të Shqipërisë, nuk pranon t'i bëjë. Ajo do t'i vijë i biri.Biznesmeni Kadri Morina i ka pagura qiranë për një vit. Deri tani ne të dy jemi të vetmit që e kemi ndihmuar, asnjë tjetër. Unë di që ka shumë biznesmenë dhe nuk bëhen bashkë që t'i japin një ndihmë qoftë dhe minimale. Unë nuk do ta lë në rrugë.
Ajo nuk ka asnjë të ardhur dhe rrezikon të përfundojë prap në rrugë. Por shteti shqiptar mund të bëjë diçka, të ngrejë një grup pune dhe të shikojë se në çfarë gjendje jeton ajo. Kryeministri shqiptar duhet të bëjë diçka. Por shqiptarët mburren, por kur vjen puna tek puna konkrete nuk bëjnë asgjë.
A do të kthehet Parashqevia në Shqipëri, do të pranonte?
Elton Ilirjani: Unë mendoj se ajo do tëpranonte çdo gjë që do t'i kthente dinjitetin dhe vlerësimin. Parashqevia është viktimë e të qënurit e bukur, e të qënurit diva shqiptare dhe ajo ka vuajtur nga njerëz negativë që i kanë shkatërruar jetën profesionale dhe personale.
Çfarë do të bëhet tani me të?
Elton Ilirjani: Historia e Parashqevisë është shumë komplekse. Familjarët nga Shqipëria janë të interesuar, por nuk kanë mundësi ta ndihmojnë. Ajo ka shtëpinë e saj në Durrës, por e them prap që jeta e saj ka shumë komplekse, marrëdhënia e saj me të birin, dalja nga spitali, gjendja emocionale, ka shumë intriga pas që e kanë dëmtuar shumë Parashqevinë. E vetmja që mund të bëjë shteti shqiptar, të marrë masa dhe të gjejë një zgjidhje.
A ka shanse që ajo të rikthehet në skenë?
Elton Ilirjani: Nëse ajo merr ndihmën që thashë, jo vetëm që do të kthehet sepse ajo ka një zë të mrekullueshëm, ajo është artiste shumë dimensionale. Them se mund të bëjë karrierë.
Ka treguar për vuajtjet e saj?
Elton Ilirjani: Patjetër që më ka treguar për vuajtjet e saj, njerëzit që e ndanë nga Roberti, i biri. Parashqevia është shumë pozitive si person, nuk do të flasë keq për njeri.Nëse një ditë Parashqevia zgjedh të flasë, shumë persona duhet ta kuptojnë se kanë bërë mëkate. Unë besoj se ajo do të flasë një ditë, do ta bëjë për familjen e saj.