Dita e sotme është e veçantë për Dukagjin Lipën, babain dhe menaxherin e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipën, i cili feston ditëlindjen e tij të 56-të.
Si gjithmonë, Dua ka ndarë një moment emocionues me ndjekësit e saj, duke i dedikuar një mesazh të ngrohtë babait të saj. Krahas një fotografie të bukur me momente të paharruara nga jeta e tyre, Dua shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ‘binjak’. Të dua shumë.”
Dukagjin Lipa ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së vajzës së tij. Ai ka menaxhuar me sukses jo vetëm aspektin prindëror, por edhe atë artistik të Dua Lipës. Puna e tij e palodhur është vlerësuar dhe në vitin 2024, ai u nominua për çmimin “Menaxheri i vitit”, duke e njohur kështu për angazhimin dhe menaxhimin e jashtëzakonshëm të karrierës së këngëtares.
View this post on Instagram