Showbiz

Do të sakrifikonte dashurinë për televizionin? Ja si përgjigjet Bora Zemani…

Shkruar nga Liberale

Do të sakrifikonte dashurinë për televizionin? Ja si

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Bora Zemani. Bora Zemani është një moderatore dhe prezantuese e njohur shqiptare, e cila është bërë e famshme për karrierën e saj në televizion. Ajo ka drejtuar disa programe të suksesshme, veçanërisht në fushën e argëtimit dhe spektakleve televizive. Me një stil karizmatik dhe një prani të natyrshme në ekran, Bora është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.

Kjo intervistë është ekskluzive për vetë faktin se Bora realizon shumë rrallë një paraqitje të tillë publike dhe nuk para shprehet shumë për jetën e saj, por përse ndodh kjo?

Asgjë nuk më sikletos përveç se faktit që në jetën time unë rrethohem nga njerëz që janë figura publike dhe kur më thërrasin në intervistë për të më pyetur për lajmet e showbiz-it për njerëzit e mi më bezdisin mua për t’i folur.

A është televizioni gjëja më e rëndësishme për të momentalisht?

Patjetër që është televizioni dhe mendoj që jam e fokusuar akoma edhe më tepër sepse jam me fat të jem në një karrierë shumë të mirë në gjënë që dua më shumë.

Do të sakrifikonte dashurinë për televizionin?

Shiko, unë jam shumë diplomatike si njeri edhe nuk sakrifikoj asgjë për asgjë. Unë i kam të gjitha. Do i menaxhoj situatat. Do kem edhe dashurinë, edhe televizionin dhe çdo gjë.

Lidhur me programet që ajo ka prezantuar së fundmi, pra për “Dancing with the Stars”, “Piramida” dhe “Për Shqiptarët”, cili është më i lehti për të?

Nuk di të them më i lehti sepse janë të gjitha shumë të vështira. Domethënë mund të them që “Dancing with the Stars” në rolin tim ndoshta është pak më i thjeshtë për mua, por duke menduar punën kolosale që bëhet nga një staf i tërë për atë program. Nuk besoj se e ka ndonjë produksion tjetër,asnjë lloj emisioni tjetër, aq punë sa ka “Dancing with the Stars”./TAR

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH