Showbiz

Mustafa Nano i rikthehet jetës prej gazetari në Shqipëri, gjashtë muaj pasi hoqi dorë si ambasador në Zvicër

Shkruar nga Liberale
Mustafa Nano i rikthehet jetës prej gazetari në Shqipëri,

Gazetari Mustafa Nano i është rikthyer në Shqipëri jetës së gazetarit me emisionin e tij “Arnautistan” në MCN televizion, menjëherë sapo hoqi dorë nga jeta prej diplomati gjashtë muaj pasi mori zyrtarisht detyrën si ambasador në Zvicër.

Ai është gazetar, publicist dhe një personalitet shumë i njohur i jetës publike në Shqipëri. Fillimisht, Nano e ushtroi profesionin e inxhinierit elektronik, pasi u diplomua në këtë fushë në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Në periudhën 1990-1994 u angazhua në veprimtari politike. Nga viti 1995 deri në vitin 1997 ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Jashtme dhe më pas në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kroaci. Nga viti 1997 e në vazhdim, u angazhua me shkrime dhe opinione të ndryshme rreth çështjeve politike dhe jo vetëm, për një sërë gazetash ditore si Shekulli, Korrieri, Shqip etj.

Ai gjithashtu ka moderuar disa programe televizive, si Déjà Vu në Top-Channel, Provocacija në ABC Neës dhe Arnautistan në MCN TV, ku dhe rikthehet përsëri.

Gjatë gjithë karrierës së tij si gazetar, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë sensacionale në debatet publike dhe veçanërisht për çështjet e politikës, kulturës, historisë, fesë, etj., ku ka rënë në sy shumë për qëndrimet e tij jashtë klisheve të zakonshme dhe në mënyrë të veçantë për të menduarit “jashtë korrnizës së përditshme”.

Një tipar tjetër që karakterizon veprimtarinë e tij profesionale është edhe roli i intelektualit publik në fushën e interpretimit në ambientet e mbyllura, si, p.sh, salla e teatrit, ku arriti të ndërthurë profesionalisht zhanrin e diskursit publik me stand-up komedinë, përmes së cilës ka vazhduar të mbrojë të njëjtat ide dhe të mbajë të njëjtat pozicione si më parë, por me një gjuhë skenike.

Megjithatë, kontributi i tij më i rëndësishëm është si shkrimtar. Pas vitit 2000 botoi një seri librash, nga të cilët tërhoqi vëmendjen “Hinterlandi i kuq”, i cili është një përshkrim i trilluar me disa elementë biografikë të jetës së regjimit komunist, librat studimorë “Pax albanica”, “Sandwich” dhe “Gegë e toske”, etj./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH