Një balonë gjigante në formën e Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Times Square, New York.
Instalacioni, që e paraqet yllin e famshëm të veshur me bikini nga linja e saj SKIMS Swim, është pjesë e një fushate promocionale të markës së saj.
Pamja e pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga kalimtarët dhe fansat. Ky është një nga promovimet më të mëdha të SKIMS, që vazhdon të zgjerojë ndikimin e saj në industrinë e modës dhe të veshjeve sportive.