Tomi Kallanxhi ka treguar statistikat më të fundit se çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në Google e jo vetëm.
Kush është banori i Big Brother VIP 4 më i kërkuar në rrjet?
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Kallanxhi, i cili i pytur lidhur me opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, kush rezulton më i kërkuari në Google, Arbri apo Neda?
"Si perceptim publik, edhe unë kur hyra më parë që mendoja, thashë se do të ishte Arbri, duke qenë se ka shumë kohë që është opinionist. Por mes të dyve, Neda është më e kërkuar. Ndoshta sepse është risia e këtij viti, ndoshta me Arbrin është bërë pak ‘mainstream’ prania e tij në “Big Brother”. Në shumicën e qyteteve fiton Neda. I vetmi qytet që Arbri është afër Nedës, është Tirana, ku është 44% Arbri dhe 56% Neda, ku prapë mbizotëron Neda".