
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit do të bëjnë kanë zhvilluar homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Kurti në mbledhjen solemne të qeverisë për nder të 27 vjetorit e Epopesë së UÇK-së, tha se në katër vjet qeverisje kanë ecur në rrugën e përcaktuar nga kjo epope. Kreu qeveritar i Kosovës theksoi se çdo përvetësim i Epopesë dhe i luftës është korruptim i idealit të saj. Sipas tij, “Prekazi u përket të gjithë shqiptarëve”.
Kurti tha se çdo kompromis me Epopenë dhe përcaktimin e saj është pazar me qenien dhe lirinë e vendit.
Sipas tij, sovraniteti është një emancipim, prandaj çdo lëshim në kufij apo në veri në të kaluarën ishte vetëm një korruptim i sovranitetit.
Kryeministri i Kosovës shtoi se çdo përvetësim i Epopesë dhe luftës është korruptim i idealit të saj. Ndër të tjera, ai tha se qeveria nuk do të kursejë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili kujtimin për veprën heroike të familjes Jashari do të shndërrojë në përjetësi.
Kurti tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë ushtri më të armatosur dhe të pajisur se sot.
“Që nga çlirimi i atdheut tonë në qershor 1999 dhe deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martireve të popullit tonë ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovë, sot me ngazëllim mund të konstatoj se qysh nga viti 1989 kur Adem Jashari me shok filluan të flasin e të punojnë për në ushtri të Kosovës dhe deri sot kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë, më të armatosur, me ta pajisur dhe më të trajnuar se sa sot”, deklaroi ai.