Sociale

Matura Shtetërore/ Nesër provimi i Gjuhës së Huaj, ja rregullat që duhet të ndjekin

Shkruar nga Liberale

Matura Shtetërore/ Nesër provimi i Gjuhës së Huaj,  ja

Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të Maturës Shtetërore 2025, atij të Gjuhës së Huaj. Në prag të këtij momenti të rëndësishëm për nxënësit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjetet sociale disa rregulla të rëndësishme që çdo maturant duhet të ketë parasysh për zhvillimin e testimeve.

Ministrja i ka uruar maturantëve suksese dhe ka theksuar rëndësinë e përgatitjes dhe respektimit të rregullave për një proces të qetë dhe të drejtë.

“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj. Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant”, shkruan ministria.

Rregullat Matura Shtetërore 2025:

Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë), 2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Gjatë provimit nxënësit duhet të kenë veshje të rregullt, uniforma e shkollës. Në mungesë të uniformës, bluzë dhe xhinse, shishe me ujë, ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi. Ndalohen rreptësisht: telefonat dhe ora smart.

Rregulla gjatë provimit: Nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit; Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin; Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim; Nuk lejohet largimi para 12:30; Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH