Ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike.
Lidhur me këtë, së fundmi, ka reaguar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula, në një intervistë për Klan Kosova.
Xheraldina e cila njihet për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, ka pranuar se lajmi për ndarjen i ka tronditur të gjithë si familje.
“Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne,” tha ajo.
Megjithatë, ajo nënvizon se vendimet për marrëdhëniet e tyre u përkasin të rinjve: “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”
Por pavarësisht ndarjes së tyre, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.
“Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh.”