Showbiz

U largua papritur nga BBV pas lajmit që mori, reagon G Bani: Sëmundja e babait nuk është gënjeshtër!

Shkruar nga Liberale

Spektakli i mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4” nisi ndryshe, ku moderatori Ledion Liço hyri në shtëpi për t’i komunikuar banorit G Bani një lajm të rëndësishëm, për babain i tij i cili kishte pësuar një ishemi cerebrale dhe po trajtohej në spital në Londër.

Dhe Për këtë arsye, produksioni i ofroi mundësinë të largohej menjëherë nga shtëpia për t’i qëndruar pranë familjes.

Por megjithatë, një video e largimit të tij u bë virale në rrjetet sociale, teksa dilte nga dera G Bani dëgjohet të thotë: “Është rren për me më nxjerr.” .

Por, menjëherë pas daljes, G Bani reagoi në InstaStory, duke falënderuar mbështetësit e tij dhe sqaroi situatën se nuk është gënjeshtër sëmundja e të atit.

‘‘U faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk asht rren'. Jam fut vetëm në BBVA4 jo me Babin, kshtu që nuk do postoj foto të tij në moment të vështirë për të bindur për të ngopur gezimin e hijenave e të korbave.

Nuk më asht besu deri sa kam fol me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje. Nuk kam dal nga ferra. Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua boj hallall të gjithëve. Të gjitha sa kanë ndodh aty, unë do i lej aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u rujt Zoti!, është shprehur ai.

U largua papritur nga BBV pas lajmit që mori, reagon G Bani: Sëmundja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH