Në shtëpinë e Big Brother VIP, tensionet po arrijnë kulmin mes dy konkurrentëve, Gjesti dhe Egli. Në një rrëfim të sinqertë, Gjesti ka shprehur se ndonëse nuk ka ndjenja për Eglin, nuk mund të largohet prej saj, duke shtuar se situata e ka çuar drejt depresionit.
“Rozana ma tha: ‘Pse nuk e afron dhe t’i japësh dashuri?’. Po sepse nuk e dua! Nuk e dua, more burrë! S’kam ndjenja!” – u shpreh ai.
Në anën tjetër, Egli duket se është e përfshirë emocionalisht, ndërsa situata mes tyre po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. A do të ndikojë kjo në rrjedhën e lojës dhe në qëndrimin e tyre në shtëpi? Mbetet për t’u parë!
Reagimi i plotë:
"Nuk mund të largohem prej saj sepse e shoh shumë keq dhe po hyj në depresion për vete
Jam në gjendje shumë të rëndë o vlla. Rozana ma bëri mua: “Pse nuk e afron ti japësh dashuri?”, po sepse nuk e dua o vlla. Nuk e du more burrë, s’kam ndjenja. Po e afroj për këto pika vlla.
Ajo më do, nuk e kam ngatërruar lidhjen. Dhe unë pak a shumë në disa pika përshtatem me të. Më shumë s’ka o vlla.
E di çfarë do bëj? Do duroj të qaj ajo qoshe më qoshe dhe unë të largohem prej saj dhe ajo të bëhet keq. Kjo është zgjidhja bab."