Më 5 mars 1558 - Duhani vjen në Evropë nga mjeku spanjoll Francisko Fernandes, i cili ishte dërguar në Meksikë për të shqyrtuar bimësinë e kontinentit të ri.
Pas kësaj, pirja e duhanit shumë shpejt pushtoi gjithë Evropën.
Katherine Medici, mbretëreshë e Francës, e quajti duhanin "ilaç i mrekullisë" pasi i kishte shëruar dhimbjet e kokës; Katherinë Medici krijoi edhe emrin "Nicotania" (nikotina), sepse ishte ambasadori i Francës në Portugali, Jean Nicot, që ia rekomandoi asaj duhanin për here të parë.