Aktualitet

Kthjellime dhe MOT me diell në të gjithë vendin, si do të variojnë temperaturat gjatë ditës?

Shkruar nga Liberale
Kthjellime dhe MOT me diell në të gjithë vendin, si do të

Do të mbetet territori shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të dominohen zonat malore verilindore – juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e vona të mbrëmjes; Ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi perëndimor për pasojë brigjet detare do të jenë pa dallgë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH