
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”.
Shoferi i një automjeti tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës.
Makina më pas ka përfunduar në anë të një kanali, pranë një lavazhi. Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.