Aktualitet

GJKKO, dënohet me 5 vite burg ish-gjyqtari. I sekuestrohet makina dhe apartamenti

Shkruar nga Liberale

GJKKO, dënohet me 5 vite burg ish-gjyqtari. I sekuestrohet makina dhe

Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, për veprat e korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe me tre muaj burg për mosdeklarim të ardhurash. Pashajt i është dhënë një masë e vetme dënimi prej 5 vitesh burg, dhe duke përfituar ulje të dënimit do të vuajë 3 vite e katër muaj heqje lirie.

GJKKO gjithashtu vendosur sekuestrimin e makinës dhe një apartamenti në Tiranë në pronësi të tij.

Pashaj ka konsumuar të paktën një herë veprën penale të korrupsionit gjatë kohës që ushtronte detyrën e gjyqtarit, ndërsa akuzohet se pasuritë e përfituara nuk i ka deklaruar në përputhje me ligjin, por i ka fshehur në emër të familjarëve të tij.

VENDIMI 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 49, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ilir Pashaj”.

2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Paulin Çera dhe Artan Jahollari, me vendimin Nr. 19, datë 04.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1, gërma “a” i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Ilir Dalip Pashaj me një masë të vetme prej 5 (pesë) vjet burgim.

5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vite dhe 4 (katër) muaj burgim.

6. Në aplikim të neneve 30/1, 35/1, 44/2 të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Ilir Pashaj, për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet, dënim i cili fillon të zbatohet pas vuajtjes së dënimit me burgim.

7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8. Në zbatim të nenit 36 të K.Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të:

1. Pasurisë së paluajtshme të llojit apartament, regjistruar me nr.*, vol.* , faqe *, Z.K. ***, *, me sipërfaqe *** m2, rregjistruar në emër të Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al shtetasit Sh.B, dhe 2. Pasurisë së luajtshme të llojit autoveturë të markës Mercedes Benz, Model E200CDI, me numër shasie **, viti i prodhimit 2008, ngjyrë gri, me targa ** , i rregjistruar në emër të D.B.

9. Bazuar në nenin 190/1/ç të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara për këtë procedim: Praktika e aplikimit për pasaportë pranë kompanisë ALEAT të shtetasve Sh.B dhe Ilir Pashaj, t’i kthehet kompanisë që aktualisht administron këto të dhëna; Dokumentet e regjistrimit të pasurisë nr. *, vol. **, faqe **, ZK. *** , *; Kontrata e shitblerjes nr. ** rep, nr. *** kol, datë 20.09.2012, me palë A.D dhe Sh.B, t’i kthehen ASHK vendore Elbasan. Telefon i markës Samsung, sekuestruar nga shtetasi B.T, t’i kthehet këtij shtetasi.

Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD të përftuara sipas akteve përkatëse gjatë hetimeve paraprake mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

10. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën ** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.

11. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH