Aktualitet

Sot MOT me kthjellime, temperaturat pësojnë rritje të lehtë

Shkruar nga Liberale
Sot MOT me kthjellime, temperaturat pësojnë rritje të lehtë

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku vranësirat do të jenë disi më të dendura, por nuk priten reshje.

Pesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike duke bërë që; i gjithë territori i vendit të paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat Juglindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi; Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH