Aktualitet

Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa muajsh në një aksident

Shkruar nga Liberale

Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa

Është identifikuar trupi i pajetë, i cili u gjet në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz.

Autoritetet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një trup të dekompozuar, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç.

Trupi i pajetë  është gjetur mëngjesit e sotëm, rreth orës 8:00, nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutine që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë.

Policia thotë se nga hetimet paraprake dyshohet se49-vjeçari e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.  Dyshohet se ai mund të jetë përplasur nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH