Aktualitet

“Kërcënime për shkak të detyrës”, ministri Ervin Hoxha: Miratuam aktin që mbron efektivët e Policisë, ja çfarë parashikon

Shkruar nga Liberale

“Kërcënime për shkak të detyrës”, ministri

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në përfundim të mbledhjes së qeverisë njoftoi vendimin e marrë,ku bëri me dije se është miratuar akti normativ, i cili synon mbrojtjen e efektivëve të policisë nga kërcënimet që u bëhen për shkak të detyrës.

Sipas Hoxhës, nëpërmjet këtij akti, ata synojnë që të rrisnin bashkëpunimin me institucionet si Shërbimet Informative dhe SPAK, në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Hoxha: Sot Këshilli i Ministrave Miratoi një akt të rëndësishëm për mbrojtjen e punonjësve të policisë, familjarëve të tyre dhe pronës, nga kërcënimit që u bëhet atyre gjatë ushtrimit të detyrës. Synojmë të rrisim bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese, si SHISH, dhe SPAK në luftë kundër krimit të organizuar.

Ky vendim orienton dhe strukturon mënyrën dhe formën se si një efektiv policie, duhet të adresojë një kërkesë ndaj komisionit ndaj masave të posaçme ndaj kërcënimeve, i cili bëhet në dy forma. Forma e parë është e menjëhershëm ku drejtori i policisë së shtetit lëshon një urdhër për mbrojtjen e efektivit të policisë dhe forma e dytë që është që punonjësi i policisë i drejtohet komisionit nëpërmjet procedurave. Hapim sot një udhëtim të ri për sakrificën dhe mbrojtjen e policëve nga kërcënimet që u bëhen për shkak të detyrës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH