Aktualitet

Tjetër AMBULANCË aksidentohet në vend/ Përfundon e përmbysur në rrugë, plagosen pacientja dhe infermierja në Golem

Shkruar nga Liberale

Tjetër AMBULANCË aksidentohet në vend/ Përfundon e

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Golem, ku një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës, është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.

Ndërkohë, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente, dhe një infermiere që e shoqëronte.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është bllokuar për disa minuta. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH