
Mbrëmjen e djeshme disa vajza janë përfshirë në një përplasje fizike në mes të rrugës në qytetin e Vlorës.
Sipas dëshmive të qytetarëve, grupi i vajzave kishte ndaluar automjetet e tyre të shtrenjta në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku pas një përplasjeje verbale, kanë pasur dhe një sherr fizik.
Disa prej tyre janë kapur për flokësh dhe kanë shpërthyer në ofendime të forta.
Qytetarët e pranishëm në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të ndarë vajzat, të cilat vazhdonin të godisnin dhe ofendonin njëra-tjetrën.