Aktualitet

Qeveria merr VENDIM, mbyllet "Tik Tok" për 12 muaj, Manastirliu: Kemi nisur komunikimin me përfaqësuesit e platformës

Shkruar nga Liberale

Qeveria merr VENDIM, mbyllet "Tik Tok" për 12 muaj, Manastirliu:

Qeveria rekomandon mbylljen e aksesit të rrjetin social “Tik Tok” për 12 muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur minsitrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu, e cila foli pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj, ka nisur tashmë komunikimi me kompaninë, për pezullimin e aksesit në këtë rrjet social në vendin tonë, për një periudhë 12 mujore.

"Kemi rekomanduar kufizimin e aksesit të TikTok në një periudhë 12 mujore për marrjen e masave. Tashmë kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e kompanisë që zotëron TikTok. Prindërit kanë qenë pro mbylljes së TikTok.“- u shpreh Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH