Aktualitet

I vëllai 3 vjeçar humbi jetën nga helmimi/ Vajza 7 vjeçe kthehet në shtëpi pas trajtimit intensiv, si paraqitet gjendja e së miturës

Shkruar nga Liberale

I vëllai 3 vjeçar humbi jetën nga helmimi/ Vajza 7 vjeçe

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e cila u raportua se u helmua nga ilaçi i minjve, fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë. 

Mësohet se pas 10 ditësh në terapi intensive ne Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë duke bërë që e mitura ta kalojë gjendjen e rëndë shëndetësore.

Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën. Burime nga stafi I mjekëve bëjnë të ditur se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

Kujtojmë se disa ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që familjarët kishin përdorur për të spërkatur një mjedis pranë shtëpisë.

Ndërkaq, mësohet se 7-vjeçarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë e cila është vajzë.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim pas humbjes së jetës të 3 vjeçarit duke regjistruar një procedim penal. Hetimi përfshin marrjen në pyetje të mjekëve nëse janë respektuar protokollet mjekësore si dhe të familjarëve të 3 vjeçarit që ndërroi jetë.

Zyrtarisht shkaku i vdekjes së 3 vjeçarit nuk është bërë ende i ditur edhe pse është bërë analiza toksikologjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH