Aktualitet

I vëllai qëlloi për vdekje të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit bën postimin prekës : Ti ishe engjëlli më i bukur në botë!

Shkruar nga Liberale

I vëllai qëlloi për vdekje të dashurën dhe veten

Pak ditë më parë qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë, Ku Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij Anila Ndoka, dhe më pas vrau veten.

34-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa Ndoka ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë. Motra e autorit, Mira Manaj, ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shkruan “Ti ishe engjëlli më i bukur në botë”.

“Engjëlli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.

Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.

Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj, ndërsa e shoqëron me një këngë të trishtë në sfond.

Kujtojmë se Anila Ndoka la pas tre fëmijë nga martesa e mëparshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH