Një automjet përplasi një adoleshente në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër mesditën e djeshme dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
E mitura është paraqitur në spital, teksa bëhet me dije se ka marrë dëmtime në këmbë. Sipas njoftimit zyrtar, 17-vjeçarja ka denoncuar autorin. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.
Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.