Kronikë

Vrasja e palestinezes në Tiranë, biletat e fluturimit u prenotuan me emër tjetër. Si Fadi Alwan tentoi të fshinte çdo gjurmë të krimit

Shkruar nga Liberale
Vrasja e palestinezes në Tiranë, biletat e fluturimit u prenotuan me

Dyshimet se Fadi Alwan e planifikoi në detaje vrasjen e vajzës së tij 24-vjeçare në Tiranë, sa vijnë e shtohet.

Nisur kjo nga të dhënat e reja që kanë siguruar hetuesit pas zbulimit të trupit të pajetë të 24-vjecares palestineze, që fillimisht u tha se ishte vrarë nga bashkëshorti, ndërsa më pas u ngritën dyshime se 49-vjeçari është babai i saj.

Hetuesit kanë zbuluar se Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan e kanë prenotuar biletën e udhëtimit drejt Tiranës me datë 18 shkurt, pra vetëm një ditë se të mbërrinin në vendin tonë dhe të vendoseshin në një dhomë cift në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë. “Nga verefikimet paraprake rezulton se rezervimet për këto dy shtetas janë bërë nga Bilal Tak..me banim në Gjermani. Këto rezervime janë bërë pa biletë kthimi”, thuhet në dokumenta.

Pra, Fadi Alwan ka rezervuar biletat në emër të  një personi tjetër, po shtetas arab. Ka flutuar të nesërmen, më datë 19 shkurt drejt aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.

Fadi e Rayyan Alwan janë vendosur në rrugën “Gjon Muzaka” në një shtëpi të marrë mq ira 2 javë. Vajza nuk rezulton të ketë dalë më nga dhoma, pasi nuk shfaqet në asnjë moment në kamerat e sigurisë. Fadi Alwan pasi e ka vrarë me thikë është larguar me datë 22 shkurt drejt Athinës, prej andej në Amsterdam Holandë dhe dyshohet se destinacioni përfundimtar është Libani.

Vajza u gjet e vrarë 5 ditë pasi personi që tashmë besohet se është babai i saj ishte larguar nga Tirana. Sipas mjekësisë ligjore, viktima ka 3 plagë me thikë. Fadi Alwan rezulton se e kishte pastruar vendin e krimit, duke fshirë çdo gjurmë, me qëllim që të vononte identifikimin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH