Dy shtetas janë arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, autori lëvizte me taksi të ndryshme, për të shpërndarë doza heroine.
Nga kontrollet fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike.
“Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
PO ashtu në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar, banues në Fier.
Nga kontrolli në automjet u gjet një pako me 56 gramë kokainë.
Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.