Kronikë

“Mbyll pazarin me SHIK, që të mbjellësh drogën…” zbardhen bisedat e ish-oficerit Erdit Hazizaj me kreun e grupit kriminal në Sarandë

Shkruar nga Liberale
“Mbyll pazarin me SHIK, që të mbjellësh

Erdit Hazizaj, ish-oficer i operacionales në Policisë e Shtetit orientonte Kristo Qiricin, kreun e një grupi kriminal për mënyrën dhe personat që duhet të takonte në organet ligjzbatuese e qëllim që të kultivonte hashash në mënyrë të sigurt. 

Në një nga bisedat në Sky ECC në qershor të 2020, Erdit Hazizaj, komunikon me Kristo Qiricin dhe e njofton që të ketë kujdes, pasi i kishte shkruajtur një person, të cilit i referohet si “drejtori i Shikut” dhe e kishte njoftuar se do të kishte shërbime ne zonën e tyre në atë periudhë. 

“Shkrujti ai dr shikut, file, thuaj cunave poshtë për ju, hapni sytë këto kohë, se është bërë plot me shërbime aty te ju”, i shkruaj Hazizaj-Kristo Qiricit. 

Një muaj më vonë, gjatë një komunikimi tjetër, Hazizaj i thotë Qiricit se për të kultivuar bimë narkotike duhet të mbyllte pazaret me punonjësit e SHIK, sepse sipas tij nëse ata dërgonin informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku ai punonte në atë kohë, policia nisej për verefikim. 

“Gjithë dëmin SHIK e bëri në 2016, dhe ata po sollën një info këta këtu ngrihen me vrap”, i shkruan Hazizaj kreut të grupit kriminal. 

Kristo Qirici kreu i grupit është shpallur në kërkim ndërkombëtar, bashkë me Eldjan Alushaj dhe anëtarët e tjerë të grupit. SI pjesë e grupit janë arrestuar dy zyrtarë policie ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. 

Qirici është vëllai i Edmond Papës, vrarë në 2022 dhe grupi i tij është në konflikt me grupin e Aleksandër Sadikaj vrarë në Tiranë me shpërthim eksplozivi. 

Erdit Hazizaj, ish-oficer policie është vënë po ashtu në pranga. Ai ka qenë dhe kandidat për kryetar i Bashkisë Roskovec për koalicionin Bashkë Fitojmë./Marrë nga Verified News Agency/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH