Mateo Caldas, asistenti personal i Justin Bieber për një kohë të gjatë, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij për t’u përqendruar në karrierën e aktrimit. Caldas ka punuar me Bieber dhe gruan e tij, Hailey, që prej vitit 2018.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se dorëheqja e Caldas është pjesë e një ndryshimi më të gjerë brenda ekipit të Bieber. Ky ndryshim ka përfshirë largimin e Bieber nga ish-menaxheri i tij, Scooter Braun, dhe nga kompania e menaxherit financiar Lou Taylor, TriStar.
Raportet thonë se Bieber ndiheshin i tradhtuar nga TriStar për keqmenaxhim financiar, megjithatë, kompania ka mohuar çdo akuzë për shkelje. Pas kësaj, Bieber ka punësuar Edward White, i cili gjithashtu ka menaxhuar financat e aktorit Johnny Depp.
Një raport në Page Six theksoi se rrethi i brendshëm i Bieber është bërë gjithashtu më i vogël.