Politikë

Pritet "Tërmeti" në Kuvend! Gazetarja zbulon EMRAT e 4 kryebashkiakëve që do të dorëzojnë mandatin për zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Liberale

Pritet "Tërmeti" në Kuvend! Gazetarja zbulon EMRAT e 4

Të gjithë shpresojnë ta shohin veten në lista të sigurta, në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa kryetarët e partive Rama dhe Berisha kanë dhënë mesazhe të forta për personat që do të kandidojnë për deputetë.

Gazetarja e politikës Esiona Konomi e ftuar këtë mbrëmje në ‘Top Story’ në Top Channel zbuloi katër emrat e kryebashkiakëve të PS, që pritet të lënë mandatin e kryetarit të bashkisë për të garuar në zgjedhje për deputetë.

Pritet "Tërmeti" në Kuvend! Gazetarja zbulon EMRAT e 4

Sipas saj, ata janë Tërmet Peçi, Majlinda Bufi, Ervin Demo dhe Agron Malaj.

“Katër kryetar bashkie do të lënë mandatin për të garuar për deputetë, ata janë kryetari i bashkisë Berat, Matit, Tepelenës dhe Roskavecit”, tha Konomi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH