Politikë

“Shqipëria Madhështore”, Berisha reagon ndaj skeptikëve: I kuptoj, njerëzit janë të lodhur e të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës

Shkruar nga Liberale

“Shqipëria Madhështore”, Berisha reagon ndaj

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin e udhëhequr nga PD, "Shqipëria Madhështore”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli para gazetarëve për të shpjeguar pse aleanca e partive opozitare është alternative më e mirë e shqiptarëve në 11 maj.

Përballë skeptikëve për përdorimin e sloganit “Shqipëria Madhështore”, Berisha shpjegoi se programi i PD ndryshimin e vendit  është më realisti.

“Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët. Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria Madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë. Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme”, tha Sali Berisha.

Sipas kryetarit të PD Berisha, në vitet 2005-2013 e ka treguar se mund të ndryshojë Shqipërinë duke veçuar anëtarësimin e vendit në NATO apo liberalizimin e vizave.

“Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë?”, u shpreh kryetari i PD-së.

PD krijoi koalicion me 25 parti të tjera të opozitës, megjithatë ajo dështoi të krijonte një aleancë me të gjitha partitë e pozicionuara kundër qeverisë, pasi partitë e reja vendosën të garojnë më vete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH