Politikë

"E zbulon" Rama: PS do të rrijë në pushtet derisa të futet Shqipëria në Bashkimin Europian

Shkruar nga Liberale
"E zbulon" Rama: PS do të rrijë në pushtet derisa

Kryeministri Edi Rama ndau sot një raport të Organizatës Botërore të Turizmit, ndërsa iu përgjigj disa komentuesve që kishin mendime të ndryshme mbi të.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka bërë progres në turizëm krahasuar me vitet e shkuara, ndërsa theksoi se PS do të vazhdojë të jetë në pushtet për disa vite të tjera, të paktën deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se suksesi i turizmit në vend është rezultat i punës së qeverisë dhe programit të PS-së  ndërsa të tjerat sipas tij janë thjesht fjalë.

“Dhe era e 11 majit po vjen. Sa shumë fjalë do të dëgjohen atë ditë, 11 maji do të jetë një ditë e bekuar. Uh, sa shumë fjalë do të dëgjohen!”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama u shpreh i bindur dhe tha se në vitin 2025, përveç të tjerave, PS do të festojë mandatin e ri qeveritar që sipas tij do ta marrë në zgjedhjet e 11 majit.

“Qeveria e PS-së do të qëndrojë dhe disa vite të tjera në pushtet, të paktën derisa vendi të futet në Bashkimin Evropian. Nuk e kuptoj çfarë doje të thoje për vitin ku jemi, por e kam të qartë që jemi në vitin 2025 pasi është viti i mandatit të ri qeverisës, që do ta marrim më 11 maj. Prandaj, ju them të gëzoheni kur Shqipëria arrin sukses”, tha Rama.

Gjithashtu ai iu përgjigj një komenti tjetër në lidhje me të dhënat e rritjes së turizmit në Shqipëri.

“Paulin, këtu flitet për rritje të turizmit krahasuar me vitet e mëparshme. Nuk mund të krahasohemi me Francën, Turqinë etj. Këtu flitet për vendin që ka pësuar rritjen më të madhe gjatë vitit që lamë pas, dhe është rritur më shumë në përqindje, krahasuar me vetveten. Kështu që, pavarësisht se nuk e ke qeverinë tënde, ti duhet të gëzohesh për Shqipërinë.”

Mos kini frikë për këtë, mos arsyetoni në mënyrë qesharake, sepse janë bërë punë kolosale në shumë vite për të rilindur qytetet, për të rregulluar infrastrukturën, etj. Tiranën e rizgjuam nga gjumi.

A do të kishte rritur turizmi, nëse qytetet shqiptare do të ishin si 10 vite më parë, kur s’kishte asgjë për të parë dhe lëvizur për shkak të rrënimit? Të gjithë, kur na shihnin 10 vite më parë, ngrinin supet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH