Politikë

Zbulohet qarku SURPRIZË ku do të kandidojë Ilir Meta më 11 maj

Shkruar nga Liberale

Zbulohet qarku SURPRIZË ku do të kandidojë Ilir Meta më 11

Siç edhe është bërë me dije, në listat e koalicionit “Shqipëria Madhështore” aleatët do të kenë 8 vende në pjesën e sigurtë të listës dhe disa vende në pjesën e hapur të saj.

Partia Demokratike po mbyll negociatat me Partinë e Lirisë për qarqet ku forca e drejtuar nga Ilir Meta do të ketë deputetë të sigurtë.

Mësohet se Meta ka kërkuar të kandidojë në qarkun e Fierit, edhe pse më herët ishte menduar se ai do të garonte në Tiranë.

Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan.
Ndërkohë që Partia e Lirisë ka kërkuar që në Tiranë të garojnë Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi. Ende mbetet për t’u diskutuar në cilat qarqe do të garojnë Vangjel Dule, Fatmir Mediu e Shpëtim Idrizi. Ndërsa përfaqësuesi i Agron Dukës do të jetë në Durrës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH