Showbiz

VIDEO/ Reagime shokuese, shishe kokës! Çfarë ndodhi kur banorët morën vesh se Egli i dha fund garës në Big Brother

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Reagime shokuese, shishe kokës! Çfarë ndodhi kur

Një vendim i papritur u mor disa minuta më parë, me Egli Takon që vendosi të linte përfundimisht shtëpinë dhe të tërhiqej nga gara për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Për këtë arsye, Big Brother ka marrë vendimin për të anuluar televotimin, në të cilin ishin gjithë banorët, me njërin prej tyre që do të linte shtëpinë të shtunën.
“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Big Brother.


VIDEO/ Reagime shokuese, shishe kokës! Çfarë ndodhi kur

Sakaq, një moment i pazakontë mes Loredanës dhe Jozit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Një video e publikuar në X (ish-Twitter) tregon momentin kur Loredana godet Jozin me një shishe/kanaçe, ndërsa ai ndodhej i shtrirë dhe po merrte një trajtim estetik në dhomën e grimit.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, të cilët po diskutojnë nëse ky veprim ishte një shaka mes miqsh apo një pasojë e tensioneve të fundit mes tyre.

Dyshja është përfolur pas spektaklit të së martës, ku Jozi, në një mënyrë, e tradhtoi Loredanën duke flirtuar me një tjetër banore të shtëpisë, Olën. Ky moment ka krijuar një ftohje mes tyre, e cila tashmë pasqyrohet edhe në situata të tilla brenda shtëpisë.

Ndërsa disa shohin këtë si një veprim humoristik, të tjerë mendojnë se tensionet mes tyre po rriten dhe se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një përplasjeje më të madhe. Deri tani, as Loredana dhe as Jozi nuk kanë reaguar për këtë situatë, por fansat janë në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë më tej.

Gjesti si duket mbeti i shokuar pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother Vip.

Ndonëse nuk ka bërë ndonjë reagim dramatik, ai ka qëndruar pa folur teksa nga zarfi është lexuar se Egli ka ndërprerë garën për arsye shëndetësore.


Gjesti është çuar dhe u largua menjëherë sapo banorët nisën të spekulonin se largimi i saj mund të mos ketë lidhje vetëm me probleme shëndetësore.

“Banorë, vëllai i madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.

Gjesti i ka thënë më pas Olës se “i ka bërë keq vetes”. “Aty ishte t’i shku, a t’thash jashtë, urgjent familjes se e pashë në gjendje shumë të keqe”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH