Globi

240 mijë ukrainas u pranuan në SHBA për shkak të konfliktit me Rusinë, Trump gati t’i dëbojë

Shkruar nga Liberale

240 mijë ukrainas u pranuan në SHBA për shkak të konfliktit

Presidenti Donald Trump po planifikon t’u heqë statusin e përkohshëm ligjor rreth 240 mijë ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre për shkak të konfliktit me Rusinë.

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i hershëm i administratës presidenciale dhe tre burime në dijeni të planit, të cilëve u referohet agjencia e “Reuters”.

Sipas burimeve, nëse realizohet, plani në fjalë do të jetë fillimi i dëbimit të ukrainasve nga Shtetet e Bashkuara.

Lëvizja, që pritet të konkretizohet brenda prillit, do të jetë një kthesë tronditëse e politikës së ish-presidentit Joe Biden, që mirëpriti ukrainasit.

Burimet nënvizojnë se plani po studiohej përpara se Trump të përplasej me Zelenskyn javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo është pjesë e një përpjekjeje të gjerë të administratës për t’i hequr statusin ligjor rreth 1.8 milionë emigrantëve të cilët janë lejuar të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara në bazë të garancisë humanitare të ofruar nga administrata e mëparshme.

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit iu përgjigj interesit të “Reuters” përmes rrjetit “X”, ku tha se për momentin nuk është marrë asnjë vendim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH