Showbiz

Vendimi i Big Brother pas largimit të papritur të Egli Takos

Shkruar nga Liberale

Vendimi i Big Brother pas largimit të papritur të Egli Takos

Një vendim i papritur u mor disa minuta më parë, me Egli Takon që vendosi të linte përfundimisht shtëpinë dhe të tërhiqej nga gara për shkak të disa problemeve shëndetësore. Për këtë arsye, Big Brother ka marrë vendimin për të anuluar televotimin, në të cilin ishin gjithë banorët, me njërin prej tyre që do të linte shtëpinë të shtunën.

“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Big Brother.

Kelly dhe Jozi kanë patur një diskutim të ashpër së fundmi. Teksa ishin duke folur lidhur me marrëdhënien e Loredanës dhe Jozit ky i fundit është teksa ka qenë duke shprehur se kanë krijuar respekt për njëri-tjetrin, Kelly i ka ndërprerë fjalën duke i thënë se Jozi e ka sharë babain e Lorit kur erdhi për ta surprizuar në shtëpi.

Kelly: Ore ti kur i erdhi prindi ça e shave nga robt aty nëpër dhëmbë.

Jozi: Kë shajta nga robt unë çfarë po flet? A je në terezi?

Kelly: E ke videon mo zemra se ke dalë dhe jashtë! Ke dalë dhe jashtë mor burrë, mos më qesh mua.

Ndërkohë ndërhyn produksioni duke paralajmëruar Kellyn: Kujdes mikrofonin, pasi ishte informacion nga jashtë.

Pas kësaj, Kelly u shpreh se nëse ai ishte gabim lidhur me këtë gjë, Loredana të dilte jashtë dhe të shihte videon për të cilën bëhej fjalë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH