Globi

"Ky është paralajmërimi i fundit ndaj Hamasit", Donald Trump kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur në Gaza

Shkruar nga Liberale
"Ky është paralajmërimi i fundit ndaj Hamasit", Donald

Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura në Gazë.

Presidenti amerikan shkroi në rrjetin ‘TruthSocial’, mes të tjerash, se po i “dërgonte Izraelit gjithçka i nevojitet për të përfunduar detyrën”. Më herët presidenti priti në Shtëpinë e Bardhë tetë ish-pengje.

Gjuha e ashpër vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se zyrtarët amerikanë janë angazhuar në “bisedime dhe diskutime të vazhdueshme” me zyrtarët e Hamasit, duke u tërhequr nga një politikë e kahershme e Shteteve të Bashkuara për të mos u përfshirë drejtpërdrejt në bisedime me grupin militant.

Konfirmimi i bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha, vjen pasi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit mbetet i ekuilibruar. Ky është angazhimi i parë, që dihet, i drejtpërdrejtë mes Shteteve të Bashkuara dhe organizatës militante, që kur Departamenti i Shtetit e shpalli Hamasin organizatë të huaj terroriste në vitin 1997.

Zyrtarët izraelitë thonë se Hamasi mban në Gazë rreth 24 pengje të gjalla, përfshirë amerikanin Edan Alexander, dhe të paktën 35 trupa të pajetë.

Angazhimi i drejtpërdrejtë vjen pasi vazhdimi i armëpushimit në Gazë mbetet i pasigurt. Presidenti Trump ka sinjalizuar se nuk ka ndërmend të ushtrojë trysni ndaj Izraelit që të mos i rifillojë luftimet nëse Hamasi nuk pajtohet me kushtet e një propozimi të ri armëpushimi, të cilin izraelitët thonë se është hartuar nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH