Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin nga Senati italian të Marrëveshjes me Shqipërinë për pensionet.
Kryeparlamentarja shprehet se kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë dhe prej nga do të përfitojnë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Spiropali e ka cilësuar këtë lajm si një tjetër dëshmi se bashkëpunimi e partneriteti me Italinë ka në qendër qytetarët.
“Një lajm i bukur nga Italia mike. Senati Italian miratoi unanimisht Marrëveshjen me Shqipërinë për Pensionet, e cila hyn në fuqi menjëherë dhe prej nga do të përfitojnë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Falenderoj Presidentin e Senatit të Italisë, z. Ignazio La Russa, Presidentin e Dhomës së Deputetëve, z. Lorenzo Fontana, për kujdesin në ndjekjen e ratifikimit të Marrëveshjes mes dy qeverive për pensionet.
Një tjetër dëshmi se bashkëpunimi e partneriteti me Italinë ka në qendër qytetarët!”, shprehet ajo.